Kryeministri Edi Rama, duket se e ka mendjen tjetërkund, kur na ndan pak më shumë se një orë nga nisja e protestës së tetë kombëtare të opozitës.
Pavarësisht se i impenjuar në fushatën elektorale të 30 Qershorit, ku PS garon e vetme pa rivalë, kryeministri ka marrë rolin e komentatorit sportiv, referuar ndeshjes së Kombëtares shqiptare përballë Islandës.
Rama shkruan se tashmë ka nisur një stinë e re për Kombëtaren, duke iu referuar marrjes së drejtimit të stolit nga Edy Reja, pavarësisht se sot kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 1-0. (Lexo edhe ketu)
Reagimi i Ramës:
Gjynah ai gol se ndeshja ishte barazim i pastër, po sidoqoftë përgëzime kuqezinjve për shpirtin luftarak të kohëve të mira, që u rishfaq sot pas një stine të mërzitshme pa lidhje! Sot pamë një skuadër që nisi një rrugë të re ku patjetër do vijnë dhe rezultatet #forcaShqipëria
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post