Për ndeshjen Kukësi Partizani ka qenë edhe një tifoze e veçantë në stadium. Bëhet fjalë për ministren Mimi Kodheli e cila mesa duket është edhe tifoze e futbollit.
Por këtë herë Kodheli ka qenë tifoze me skuadrën e Kuksit dhe jo me atë të Partizanit.
Duhet të sjellim në vëmendje që Kodheli është e para në listë si kandidate në qarkun e Kuksit dhe mesa duket mbështet zonën e saj si kandidate për deputete edhe në sport.
Por duhet të theksojmëqë Mimi është ministre e Mbrojtjes dhe skuadra e Partizanit ka qenë ekip i Ministrisë së Mbrojtjes. Por edhe Kodheli dikur ka luajtur volejboll për ekipin e Partizanit. Mesa duket Kodheli tashmë është tifoze e Kukësit.
“Një Partizanase tifoze e Kukësit !!!!Hipokrizia në kulm
#mos_i_merrni_seriozisht_o_njerez#”, shkruan Flamur Vezaj duke postuar foton e mëposhtme. (J.V/Shuplaka)