Protesta e opozitës shënon sot ditën e saj të 48-të të protestës. Protestë e cila ka nisur nga 18 shkurti dhe nuk ka ndërmend të ndalet deri në arritjen e një marrëveshje që të kënaqë të gjitha palët dhe demokratëve t’iu sigurojë standardet e zgjedhjeve.
Sot si çdo të enjte në çadër kanë qenë të pranishëm deputetët e grupit Parlamentar ku e kanë zhvilluar atje seancën e tyre plenare.
Nga ana tjetër pas takimit ‘Shuplaka’ sjell se çfarë ndodh te çadra pas takimeve. Kreshnik Spahiu ndodhet akoma atje dhe po zhvillon takime dhe biseda me qytetarët e pranishëm, dhe pak metra jashtë çadrës gjendet një pëllumb i bardhë.
A mund ta quajmë këtë një ogur për arritjen e marrëveshjes mes palëve? Ende nuk dihet, presim zhvillime në orët në vijim. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1516″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post