Edi Rama përsëriti deklaratën e tij se nuk do të ketë përjashtime dhe pushime nga puna të qytetarëve që punojnë në administratë për shkaqe politike duke përjashtuar rastet kur persona të ndryshëm, për shkak të lidhjeve dhe jo të meritës kanë zënë një vend pune në administratë.
“Administrata e bashkive deri dje nuk do të gjykohen në asnjë mënyrë nga këndi majtas, por vetëm nga këndvështrimi i të drejtës, edhe sikur të mos na ketë votuar dhe të mos na votojë gjithë jetën nëse është në vendin e punës që i takon. E njëjta gjë duhet të ndodh edhe me institucionet qëndrore në territor, që nuk janë pjesë e shërbimit civil, aty ku ka shumë për të pastruar e dëgjuar nga njerëzit”.
Rama taha se fitoren e 30 qershorit nuk e sollën sipas tij, drejtorët apo indiferentët në raport me njerëzit në zyrat e administratës për të cilët shtoi se janë përfolur se kanë marrë pjesë më zor në fushatën el;ektorale.
“Në fund të ditës, ata që e bënë 30 Qershorin një ditë fitoreje për demokracinë, nuk ishin drejtorët, as indiferentët në raport me njerëzit në zyrat e administratës. Të gjithë e kemi kuptuar se sa klarg u shkua duke thënë se u nxor administrate me zor në fushatë. Janë në të drejtën e tyre ato që në 30 Qershor në 30 Qersgor, por nuk janë në të drejtën e tyre që ata që duhet të jenë ditën e javës në zyrën e shtetit të jenë në plazh”.
Rama kishte edhe një mesazh për opozitën pavarësisht se në njëfar mënyre e foli jo drejtpërdrejt kur tha se ka ardhur koha për një përqafim të domosdoshëm në kampin politik, poer sqaroi më pas se e kishte fjalën për njerëzit e zakonshëm.
“Na duhet realisht domosdoshmëria e një përqafimi të madh, të ri e të siqertqë, për të gjithë njerëzit që kërkojnë më shumë, dhe nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse atë që meritojnë të cilët më shpesh se rrallë nuk e marrin. Është koha për një politikë të re me kampin politik, me kampin politik të njerëzve të zakonshëm, jo të atyre që janë aty ku janë dhe me të cilët nuk kemi asnjë kontakt për momentin. Njerëzit të trajtohen të ndarë në kampe nuk ka diell në këtë kuptim. Këtu duhet të reflektojmë për një hapje të re në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)