Fax News raporton se një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.
Mësohet se viktima Arben Qose 50 vjeç ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike, ndërsa dyshohet që të jetë bërë shkak ndonjë takim elektrik që i ka marrë jetën.
Viktima është karbonizuar në moment pa mundur t’i jepej ndihmë për t’a shpëtuar.
Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Durrës
Më datë 05.08.2018, në fshatin Hidrovor, Hamallë shtetasi A.Q.50 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth teksa po peshkonte me rrjetë peshku të lidhur me litar në majën e një tubi metalik ka rënë në kontakt me tension e mesëm dhe ka ndërruar jetë.
Nga ana jone menjëhere u ngrit grup hetimor në përbërje të të cilit kanë marrë pjesë dhe perfaqësues të OSHEE – së Shijak, Durrës dhe eksperti mjeko – ligjor, i cili kreu veprimet me kqyerje të vendngjarjes dhe trupit të shtetasit A.Q. ku nuk konstatohen shenja dhune, plagë apo dëmtime trupore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.
(M.Q/Faxweb)