Një person në Lundër është duke kërcënuar se do të hidhet nga një shtyllë tensioni. Ai është ngjitur në afërsi të majës të shtyllës së tensionit dhe kërcënon se do të hidhet. Mësohet se personi që do të hidhet nga shtylla sepse ka probleme pronësie. Sipas dëmitarëve ky person kërcënon se do hidhet pasi pranë pronës së tij po ndërtohet një rrugë.
DETAJE:
Me datë 18.01.2018, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër, se një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtoje veten.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku ka rezultuar se:
Në Lundër, pranë një qendre tregtare shtetasi Skënder Doda, ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcenin se do të vetedëmtohet, pasi sipas tij ka rrëshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpinë.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post