Kryeministri Edi Rama e ka nisur me leksione takimin me studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Rama theksoi se politika, ndonëse shpesh ka bërë shumë të këqija, ka rëndësinë e saj të jashtëzakonshme për njerëzimin, duke qenë se falë saj sot përshembull Kosova është e pavarur.
“Politika lindi për të bërë gjëra që nuk i bëjmë dot vetëm. Këtë bën politika. Pvarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë jo pak të këqija, por nuk duhet harruar se pa politikën nuk do të kishin lindur as SHBA-të dhe as BE. Pa politikën nuk do të kishte pasur përparim për çështjen e barazimit gjinor, pa politikën nuk do të kishte Kosovë të pavarur sot”, tha Rama.
I pyetur lidhur me Luginën e Preshevës dhe ndihmen qe parashikohet per ta, Rama ne mungese te nje plani konkret u shpreh se do të punohet me të gjitha planet pasi një në vetvete nuk është i mjaftueshëm dhe se në luginë ka një politikë të varfër.
Ju si qeveri a keni ndonjë plan për Luginën e Preshevës?
“Shumë shpesh përvec atyre që banojnë në luginë, kur flitet për marrëdheniet e Serbisë dhe Shqipërisë harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë, bëhet fjalë për një pakicë që ka nevojë për mbështetje të dyfishte nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës. Është shumë më e vështirë ta bësh se sa ta thuash, por duhen përdorur të gjithë mekanizmat për ta, sic është ai diplomatik.Ne kemi bërë disa hapa për ta, jemi përpjekur t’i ndihmojmë dhe jemi në kontakt.
Në luginë ka një jetë politike jo të varfër, ka njerëz me vullnet dhe ambicie qe e përdorin politikën për të rritur mirqenien atje. Sado ne të ndihojmë së jashtmi duhet t’i mbështesim edhe së brendshmi duke ngritur zërin, që tu repektohen liritë dhe të drejtat që kanë ashtu si shtetasit serbë.
Pakica kombëtare shqiptare ka një kontrast shumë të madh me qytetarë serbë. Ne do të punojmë me të gjitha planet, asnjëri prej tyre nuk mjafton në vetvete dhe duhen mirëorganizuar”-u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)