Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar në Kuvend lidhur me protestën e banorëve të Astirit, ku nuk munguan as përplasjet me Policinë e Shtetit. Sipas Ballës opozita u bë palë me zaptuesit e pronave kundër policisë së shtetit.
‘’Jam në mbështetje të policisë së shtetit, ju uroj shërim sa më të shpejtë efektivëve, një prej të cilëve ndodhet në gjendje më të rëndë. PD-ja me deputetët e saj mercenarë ka ushtruar dhunë ndaj policisë. Basha është i pari që nuk duhet të protestojë lidhur me dëmshpërblimet”, është shprehur Balla.
Kujtojmë se sipas policisë së shtetit në protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit mbetën të lënduar 13 efektivë, dy prej të cilëve më rëndë, ndërsa nga qytetarët kanë mbetur të lënduar tre persona, 2 prej të cilave gra.
Më herët pas protestës pati një reagim dhe kryeministri Rama i cili tha se dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet.
“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”, shkruante Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post