14:55 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një princeshë sport si ajo e Suedisë, lojërat e saj në natyrë bëjnë xhiron e botës (FOTOT)

08:51 | 05/10/2017
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një princeshë sport si ajo e Suedisë, lojërat e saj në natyrë bëjnë xhiron e botës (FOTOT)

Përfaqësuesit mbretërorë të Suedisë kanë qenë dje në një aktivitet në natyrë, në kuadër të një vlerësimit të bukurive të jashtme natyrore.

 Princesha Croën Victoria, 40 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Princi Daniel, 44 vjeç, morën pjesë në një seri veprimtarish në Hagaparken të Stokholmit (Haga Park).

Po ajo që ka bërë përshtypje në shumë media botërore ka qenë natyraliteti me të cilin është paraqitur princesha Croën Victoria, 40 vjeçe.

Ajo në ndryshim nga bashkëshorti i saj që as në natyrë nuk i ishte ndarë veshjes paksa zyrtare me këmishë dhe kollare është parë mjaft e lirshme duke marrë pjesë madje dhe në stërvitjet në litar. Edhe pse princi më parë ka qenë trajner fitnesi, roli i tij nuk e ka lejuar që të jetë totalisht i lirshëm.

Sesioni i aktivitetit u organizua si pjesë e festimeve të përvjetorit të 125-të të Shoqatës Suedeze të Natyrës.

E themeluar në vitin 1892, organizata joqeveritare synon të promovojë një “mënyrë jetese në natyrë” midis suedezëve në një përpjekje për ‘të çuar më tej lumturinë dhe mirëqenien në shoqëri’.

Viktoria, e cila është trashëgimtare e mbretit suedez Carl XVI Gustaf, ishte një botë larg nga vetja e saj e zakonshme e veshur në një palë xhinse të gjera, një xhaketë të modës bombarduese dhe atlete të markës ‘Adidas’.

Nëna e dy fëmijëve shkëlqeu me bukurinë e saj natyrale ndërsa edhe flokët i kishte rregulluar në një model krejt të thjeshtë.

Victoria u martua me Danielin, ish trajnerin e saj personal, në një ceremoni të ndritshme në Katedralen e Stokholmit në vitin 2010.

Ata janë prindër të Princeshës Estelle pesëvjeçare, dukeshës së Östergötlandut dhe Princi Oscar, Duka i Skånes.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: princeshaprincisuedi
Pas

Shpërthimi ‘’Live” i Roza Latit, lotët e saj s’kishin të ndalur në studion e Dudushit (FOTO)

Para

Seancë plenare në orën 10:00, pritet të miratohet projektvendimi për Reformën Zgjedhore

Para
Merret vendimi, nesër sërish seancë plenare

Seancë plenare në orën 10:00, pritet të miratohet projektvendimi për Reformën Zgjedhore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.