Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Infermierisë ka prezantuar portalin e ri të punësimit të infermierëve – Portali i Infermierëve për Shqipërinë – që do t’i rradhisë sipas kriterit të pikëve që do të marrin në testim. Kryeministri është shprehur se sistemi shëndetësor ka punonjës të cilët e mbajnë bluzën e bardhë me dinjitet, pavarësisht shumë pak njerëzve që e njollosin atë.
Kryeministri e hapi fjalën me një shprehje të Papa Françeskut dhe tha se vendosja e kriterit të vlerësimit të infermierëve përmes Platformës së Infermierëve për Shqipërinë është mënyra e vetme e punësimit të profesionistëve që e meritojnë, siç u shpreh Rama, të punësohen në strukturat e sistemit shëndetësor publik.
Sipas Ramës nga 16 mijë infermier në vendin tonë, 13 mijë janë tashmë të listuar dhe figurojnë në Portalinë e Infermierëve për Shqipërinsë nga të cilët 3 mijë janë tashmë të punësuar.
“Pak sekonda para se të ngrihesha lexova një shprehje të Papa Françeskut që thoshte se “Nëse Zoti do të ishte njeri, me siguri do të ishte infermiere.”
Por ajo që unë mund të dëshmojë në vetë të parë pasi për arye të detyrës kam parë jo pak mjedise të shërbimit tonë shëndetësor dhe kam takuar jo pak njerz të këtij sistemi, se jo vetëm që nuk janë të gjithë njësoj, por shumica nuk janë të tillë. Shumica janë vajza dhe djem, gra dhe burra që e mbajnë bluzën e bardhë me dinjitet.
Vendosja e këtij kriteri bazë dhe kalimi përmes Platformës së Infermierëve për Shqipërinë si i vetmi mekanizëmiI punësimit në strukturat e shërbimit shëndetësor shtetëror, na bën të jemi krenarë përballë të gjithë atyre vajzave dhe djemve që kanë qëndruar pas dyerve dhe sot janë në sistem sepse u është njohur merita.
Asnjë parti nuk do ta vendosë kush punësohet dhe kush hiqet, kush e vesh bluzën e bardhë dhe kujt i hiqet.
Janë sot 16 mijë infermierë të liçensuar në Republikën e Shqipërisë , prej të cilëve 13 mijë janë tashmë në sistemin e platformës, tre mijë prej të cilëve janë tashmë të punësuar. Dolën më të mirët në testimin e portalit dhe sot janë më të mirët e trupës.” – mësohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.
(E.L./Faxweb)