04:39 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Një profesor në vend të Ramës”, përballja mes Manjanit, Blushit, Shehit dhe Markut për qeverinë teknike (DEBATI I PLOTË)

22:28 | 30/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Një profesor në vend të Ramës”, përballja mes Manjanit, Blushit, Shehit dhe Markut për qeverinë teknike (DEBATI I PLOTË)

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ish-ministri Ylli Manjani, kreu i LIBRA-s Ben Blushi, akademiku Mark Marku dhe kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi kanë debatuar lidhur me dy fjalët kyçe të politikës së sotme: Qeveria teknike dhe Vettingu.

Ndërsa Manjani dhe Blushi shprehen kundër qeverisë teknike, me Shehin dhe Markun ndodh e kundërta. Në një moment gjatë debatit, Shehi deklaroi se në krye të qeverisë teknike do ishte mirë të vihej një profesor i nderuar dhe jo një nga politikanët e tanishëm.

DEBATI

Blushi: Ajo që unë nuk jam dakort është bashkëqeverisja. Këta po kërkojnë këtë, bashkëqeverisje. Ça do të marrë Lul Basha? Ministrin e Brendshëm. Ndryshimi i sistemit do ishte e lavdërueshme por s’po bën ndryshim sistemi.

Marku: E para, unë nuk e kuptoj si kërkesë për bashkëqeverisje por administrim i zgjedhjeve

Blushi: Kjo na ka ngatërruar të gjithëve, por kërkon bashkëqeverisje dhe është e pandershme

Marku: Unë po them ato që ka thënë Basha, tani, qeveria teknike është administrim i zgjedhjeve

Blushi: Ashtu ai kërkon republikë të re fare

Manjani: Duhet të marrim disa elementë të asaj republike të re

Marku: tre gjëra mund të zgjidhen në të njëjtën kohë në një paketë

Blushi: Kjo është të shtojmë dosjen e vjedhjeve

Marku: më lër ta mbaroj, qeveri teknike, vettingu dhe një reformë zgjedhore e plotë që zgjidh problemet… çështja e reformës së plotë kërkon shumë kohë por tre gjëra mund të zgjidhen me vullnetin e aktorëve

Shehi: Ta largojë pjesërisht nga zgjedhjet, Çfarë do bëjë ministri i brendshëm , ky është halli i madh. Ju s’keni për të bërë propagandë as për këtë palë as për atë palë, as ti hapni derën atyre që merren me drogë, t’i heqi nga puna ata që nga drejtues policie janë bërë drejtues partie, çështja e zgjedhjeve nuk është e ushtrisë.

Duheshin bërë disa masa eksteme, më thuaj ti para tre muajve çfarë mund të bëjmë ne si opozitë. Të thonë se do i heqim komisionerët për t’i vënë mësues, me ia dhanë Ed Ramës me bo si të ketë qef. Unë e dëgjova, sot në mëngjes këtë kemi diskutuar me Bashën, duan zotërinjtë vettingun që duam edhe ne.

Ky ka zbuluar armikun e brendshëm, nuk shko uji në vlorëe ka fajin Vettingu, nuk bëhet rruga në Vlorë e ka fajin Vettingu Por unë po them, a i bëjmë në një dekret bashkë qeverinë teknike edhe pse nuk i sakrifikoka dy muaj. Qeveria teknike do heqë nga puna ata që e kanë tepru, do frikë kriminelët

Blushi: kush do e bëjë këtë, kush do vihet në krye

Shehi: Do propozojmë një profesor të nderuar

Blushi: qeveria teknike është pronë e 10 partive në parlament, nuk ka formulë për këtë. PD është aleatja më e madhe e kësaj qeverie, ajo e paguan koston e precedentëve të vet… duke mos diskutuar vettingun i jep një alibi Ramës

Shehi: nuk i bje ndër mend fare për vettingun

Manjani: çështja e vettingut është albibi, ka të bërë me pastrimin e gjyqeësorit, zgjedhjet me përbërjen e parlamentit, vettingu do fillonte në kushte normale pas zgjedhjeve, duhet ta heqim, nuk është gati se s’kanë ardhur akoma kandidatët në parlament.

Unë nuk mbështes idenë e qeverisë teknike në Shqipëri, nuk e përjashtoj por s’e mbështes. Unë jam që kryeministri duhet të hyjë në zgjedhje si kryeministër, megjithëse ka qeverisur keq dhe shumë keq, se do ikë dy muaj dhe do vijë prap, por çfarë do bëhet, politikanët sot kanë ngelur me një dorë te partia vet dhe një dorë te partia ngjitur.

Marku: Ne e tregojmë qeverinë teknike si diçka ideale, por eshte një proces që kërkon bashkëpunim, një qeveri teknike a do i pengojë këto paratë e pista, nuk është problemi që qeveria nuk arrin të luftojë krimin e organizuar, krimi i organizuar dhe paratë e pista ato administriohen nga qeveria. Por qeveria teknike heq lidhjen me krimin e organizuar, rasti i Shqipërisë është ky, i pranuar nga dash, aktorë politikë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Ben BlushiDashamir Shehumark markuylli manjani
Pas

Basha takohet me Drejtorin e Europol, merr mbështetje për hetimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë

Para

Gazetari parajamëron: Rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani, kush janë dy trafikantët që i rrezikojnë

Para
Gazetari parajamëron: Rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani, kush janë dy trafikantët që i rrezikojnë

Gazetari parajamëron: Rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani, kush janë dy trafikantët që i rrezikojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.