Klodian Tomorri
Nje propozim racional
Ka nje gje racionale ne paketen e re fiskale. Eshte propozimi per te taksuar me shume shtepite e dyta dhe te treta.
Menyra me e mire per t’i detyruar te pasurit te paguajne pjesen qe u takon ne arken publike eshte t’u taksosh stilin e jeteses. Nese u takson aktivitetin ekonomik, jo vetem qe nuk u merr me shume leke, por ata qe vuajne jane te varfrit.
Kur qeveria rrit taksat mbi korporatat ata qe paguajne nuk jane aksioneret e tyre, por punonjesit qe pesojne ulje rroge dhe te tjeret qe humbasin vendet e punes.
Ne taksojme mbrapsh prej vitesh. Taksojme fitimin duke dekurajur iniciativen sipermarrese, por nuk taksojme pronen. Taksojme te ardhurat duke ndeshkuar punen, por jo jahtet dhe makinat super te shtrenjta.
Taksimi i shtepive te dyta, te treta e me tej, eshte politike e ndershme. Ndonese prona eshte investim privat, ajo sherbehet nga investime publike.
Pas cdo shtepie apo vile ne bregdet ka nje rruge, ujesjelles, apo linje enegjie te ndertuar me taksat e qytetareve. Kjo qe ndodh prej vitesh ne Shqiperi nuk ka sens. Ai qe ka 6 shtepi paguan njesoj me ate qe nuk ka as strehe ku te fuse koken.