Humb jetën në plazhin e Durrësit nga pushimi i papritur i zemrës një 80 vjeçar. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit XH.Kamberi nga Shkozeti. Mësohet se i moshuari ka qenë duke shëtitur ne bregdet ne zonen mes pikave te njohura si Hekurudha dhe Iliria.
Në momentin kur është zbuluar trupi i pajetë, vìktima ka qenë i veshur dhe me bastun, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë i shoqëruar nga familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.20. Policia dhe ndihma mjekësore kanë shkuar menjëherë në vend ngjarje, por nuk kanë mundur dot të bëjnë asgjë për t♪7 mbajtur në jetë të moshuarin.
Discussion about this post