Me një video në Instagram Cristiano Roaldo ka treguar se djemtë e tij gjenet kryesore i kanë marrë nga babai. Edhe pse ata janë shumë të vegjël, në video duket se është duke i mësuar të luajnë futboll.
Ndërkohë që Ronaldo i hedh topin, Mateo ia kthen atij me një goditje të saktë.
Padyshim që Ronaldo u gëzohet arritjeve të djalit të tij ai krenohet njëkohësisht dhe më Cristiano Jr i cili tashmë është pjesë e akademisë së Juventusit.