Ish-Këshilltari i Fatos NAnos, Ylli Dylgjeri, ka reaguar lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, ndaj drejtorëve të spitaleve rajonalë, për të dhënë dorëheqjen.
Drejtorët e spitaleve, Dylgjeri i cilëson “qypa”, për shkak se asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndërkohë që kryeministri i akuzonte.
Në reagimin e tij, Dylgjeri shprehet se të tillë janë vetëm drejtorët e emëruar nga partia.
“I patë dje në sallën kryeministrisë drejtorët e spitaleve shqiptare që nuk bëzajnë. Që nuk ndjejnë. Që nuk skuqen. Që nuk klithin. Që nuk marrin frymë përpara akuzave të kryeministrit shqiptar. Ja, këto janë drejtuesit që i vendos partia. Eunukët.”, shkruan Dylgjeri.
REAGIMI I PLOTË I DYLGJERIT
Një sallë me qypa që s’bzajnë!
Njerëz!
I patë dje në sallën kryeministrisë drejtorët e spitaleve shqiptare që nuk bëzajnë. Që nuk ndjejnë. Që nuk skuqen. Që nuk klithin. Që nuk marrin frymë përpara akuzave të kryeministrit shqiptar. Ja, këto janë drejtuesit që i vendos partia. Eunukët. Ky eshtë integriteti profesional i pjesës më të ndriçuar të këtij vendi. Këto janë përfaqsuesit e parimeve universale? Edhe në mbledhjen e Ramiz Alisë, 25 vite, më parë u debatua, u kundërshtua, u refuzua, u fraksionua!
Si mund të besoj unë Ty o doktor që do të përballesh me dhimbjen, me vdekjen, se do më kthesh jetën, kur Ti nuk ndihesh, por hesht si fija e barit përballë çdo akuze. Jeni Ju pjesa më e ndriçuar e shoqërise, apo po ja fus kot unë?
Atëherë, Ju jeni ok me çfarë ju tha Kryeministri.
Qendrimi i djeshëm tregoj se po, jeni të paaftë të menaxhoni. Atëherë pse rrini më kot? Pse e zgjasni? Shkoni në shpi e bëni gjellën, apo vadisni lulet, dhe mos dërdëllisni vesh më vesh. E meritoni. Jeni të mbaruar. (D.D/Shuplaka)