01:12 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një semafor i kuq për Edi Ramën”, Kryemadhi: Koha për institucionalizim të dialogut politik

16:01 | 27/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama i theu dorën vajzës time”, Monika Kryemadhi tregon ngjarjen e pazakontë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka quajtur, “semafor të kuq për Edi Ramën” votimin e Bundestagut gjerman në lidhje me kërkesën që u miratua mbrëmjen e kaluar për hapjen e negociatave më Shqipërinë por me kusht plotësimin e 9-të kritereve.

Kryemadhi shkruan se, është koha që për hir të interesit të qytetarëve, palët politike të institucionalizojnë dialogun politik jo përmes marrëveshjeve për karrige, por për të çuar përpara procesin e integrimit, një ftesë që sipas saj, LSI e ka bërë prej kohësh.

“Shqipëria evropiane është detyrimi ynë ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Me përgjegjshmërinë, që duhet të kemi para tyre, kam shprehur prej kohësh bindjen e LSI-së për institucionalizimit e dialogut mes forcave politike në vend. Jo dialog  për interesa individësh dhe karrigesh të pushtetit, por dialog transparent për qytetarët, gjithëpërfshirës e të sinqertë në shërbim të shqiptarëve dhe që lehtëson hallet që rëndojnë mbi ta”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Reagimi i plotë:

Bundestagu gjerman miratoi ditën e djeshme rezolutën për Shqipërinë. Një rezolutë që jep një pamje të qartë të realitetit shqiptar, krizën në të cilën po kalon vendi si dhe nevojën emergjente që Shqipëria ka për të zgjidhur disa çështje që janë thelbësisht prioritare.

Gjermania ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme interesat e Shqipërisë dhe ka mbështetur aspiratën evropiane të popullit tonë. Kjo pasqyrohet qartë në vullnetin pozitiv të shprehur në votimin e djeshëm.

Maqedonia e Veriut shkon e sigurtë drejt bisedimeve për anëtarësim, ndërsa Shqipëria vendoset përballë sfidave që e kanë stërmunduar prej vitit 2016, kur u mor edhe rekomandimi i parë pozitiv.

Nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatave janë një semafor i kuq për Edi Ramën, pasi flasin qartë për kapjen e Sistemit të Drejtësisë, për krizën kushtetuese dhe institucionale, pandëshkueshmërinë e blerjes së votës dhe intimidimin e votuesve, si dhe paligjshmërinë e procesit të votimeve të 30 qershorit, ku Edi Rama vendosi ta kthejë Shqipërinë në një sistem monopartiak, duke synuar zhdukjen e pluralizmit politik!

Sot nuk është momenti i dekoratave si ato të 2018-ës, as për shampanjë apo euforizëm politik. Tani është koha ku gjithsecili nga ne duhet të marrë përgjegjësi përballë sfidave reale të vendit dhe përballë qytetarëve. Nëse duam vërtet që negociatat të çelen vitin që vjen, atëherë duhet të ndalim një herë e mirë propagandën politike dhe t’i japim qytetarëve shansin për një Shqipëri evropiane.

Vullneti i mire i Gjermanisë për negociatat nuk do të thotë çelje e tyre e menjëhershme, por do të thotë shans që shqiptarët të ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe Shqipëria të plotësojë minimumin e standardeve demokratike, në mënyrë që të jetë e denjë për të hapur negociatat me BE.

Shqipëria evropiane është detyrimi ynë ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Me përgjegjshmërinë, që duhet të kemi para tyre, kam shprehur prej kohësh bindjen e LSI-së për institucionalizimit e dialogut mes forcave politike në vend. Jo dialog  për interesa individësh dhe karrigesh të pushtetit, por dialog transparent për qytetarët, gjithëpërfshirës e të sinqertë në shërbim të shqiptarëve dhe që lehtëson hallet që rëndojnë mbi ta.

Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë e Evropës së Bashkuar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: hapja e negociataveMonika Kryemadhinegociatatsemafor i kuq per edi ramenVOTIMI NE BUNDESTAG
Pas

Mbledhja e kryepolicëve të Shkodrës dhe Ulqinit, “ngrohin” bisedën me alkool (Foto)

Para

DW: Shenja për dialog në Shqipëri

Para
DW: Shenja për dialog në Shqipëri

DW: Shenja për dialog në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.