09:55 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Një Shqipëri pa oferta

17:49 | 06/03/2017
në Te Gjitha
0
“Ekuilibri i ri politik dhe reforma që duhej bërë dje”

Nga Elton Metaj:

Debati politik në Shqipëri është përqendruar prej javësh te protesta e opozitës dhe kërkesa e saj për ngritjen e qeverisë teknike, si kusht për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Mbi këtë debat është vendosur edhe një polemikë tjetër, mbi zbatimin e reformës në drejtësi dhe hapat që duhet të ndjekë Kuvendi. Në mes të kësaj vorbulle shfaqet herë pas here edhe një diskutim i nxehtë, ai mbi fatin e koalicionit PS-LSI. Në mënyrë graduale, zhurmës së politikës së Tiranës do t’i shtohet edhe zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të Republikës. Të katër spiralet apo pikëpyetjet e ngritura janë lënda e parë e politikës dhe një ushqim i mirë për politikanët e rafinuar. Sigurisht edhe mbështetësit e njërit apo tjetrit kah janë “armatosur” dhe kanë zënë frëngjitë, të gatshëm për të goditur në momentin që liderët politikë do të “shkulin mustaqen” e majtë apo të djathtë. Në fund të fundit, demokracia ka dhe politikë dhe nuk mund të zhvillohet pa politikë. Ndaj debatet, polemikat dhe akuzat mund t’i rendisim me lehtësi në normalitetin tonë. Sigurisht, nëse nuk do të ishim vetëm 100 ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme. Ajo çfarë nuk po ndodh në Shqipëri, dhe me shumë gjasë nuk do të ndodhë deri më 18 qershor, është përplasja e platformave politike, ekonomike e sociale, që duhet të vijnë si oferta nga partitë politike. Të shoqëruara me njerëzit e duhur, të cilët do të jenë parlamentarët e ardhshëm, këto platforma duhet të ishin ushqimi i debatit publik dhe fokusi i zgjedhësve. Për shumë arsye dhe për faje të shumanshëm, sot nuk ka asnjë diskutim publik mbi ofertat e secilës parti, në programe apo në njerëz. Formatimi i disa propozimeve, si nga qeveria dhe nga opozita, për mandatin 2017-2021 nuk mjafton as për t’i dhënë startin filtrimit dhe kundërvënies së premtimeve të secilës palë. Fusha për këtë është e zënë. Cilësia e zgjedhjeve të ardhshme, qeveria teknike dhe vetingu, janë në mes dhe nuk të lënë të shohësh përtej. Ato mbeten çështje të rëndësishme, ndoshta edhe jetike, por që duket se janë në kohën e gabuar. Çdo debat apo negociatë për zgjedhjet e ardhshme apo reformën në drejtësi duhej të ishte mbyllur, të paktën një vit më parë. Prej atëherë, në sytë dhe veshët e zgjedhësve dhe opinionit publik duhet të vendoseshin ofertat. Jo ato të qendrave tregtare që po lulëzojnë, por të atyre që pretendojnë ta qeverisin këtë vend për katër e vitet e ardhshëm, qofshin në të djathtë a në të mëngjër. Pikërisht në atë moment, votuesi i 18 qershorit do të niste vetingun e tij për çdo premtim butaforik, pavarësisht se nga vjen, dhe për çdo kandidat, i cili mund të ketë harruar ndonjë dënim nëpër botë. Tashmë jemi në një realitet krejt tjetër. Kur qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 parlamentarët e ardhshëm, më tepër se për programet ekonomike dhe reformat e nevojshme, do të mendojnë për sjelljen e liderëve politikë. Ata do të gjykojnë se sa burrë ishte Basha për të mos u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike, sa i vendosur ishte Rama të mos e lëshonte drejtimin e ekzekutivit, sa negociues ishte Meta për të qenë në mes të çdo krize. Ndoshta nuk do të mbetet jashtë vlerësimit edhe çfarë mesazhi dha ambasadori Lu, me apo pa kamera, pse Vlahutin kishte nevojë për truproje shtesë dhe nëse te të gjitha këto ishte apo jo hija e Sorosit. Mund të hyjnë në gjykim edhe se si na sheh Donald Tramp nga Shtëpia e Bardhë apo kompleksi i tij i golfit në Florida dhe nëse Mogerini do më shumë Edi Palokën e Edmond Spahon, se sa Lulzim Bashën. Të gjitha këto, me rëndësinë e tyre në një proces të caktuar politik, nuk mund të jenë elementët kryesorë të adresimit të votës për të caktuar ligjvënësit e ardhshëm. Muret e ngritura mes palëve, pavarësisht ftesave për dialog, kanë ngritur qartësisht një mur edhe më të madh mes zgjedhësve të zonës gri dhe politikës. Është kjo masë zgjedhësish, jomilitante dhe ndoshta më e kualifikuar profesionalisht, e cila ka nevojë për qartësi dhe qetësi. Ka nevojë të kuptojë diferencën mes zbatimit të taksës progresive dhe taksës së sheshtë 9 %; ndryshimin mes partneritetit publik-privat, në optikën e secilit krah politik; pasojat e premtimeve për rritje pagash e pensionesh, si dhe mbi të gjitha, të dallojë “duart e pastra” që do të “fusin duart” në buxhetin e përbashkët të shqiptarëve. Për shkak të situatës së krijuar dhe të akumuluar prej muajsh e vitesh, të përpiqesh të kërkosh sot një debat platformash është thuajse utopike. Aq më tepër mbetet misterioze lista e kandidatëve për deputetë. Ligjvënësit e ardhshëm prej muajsh duhet të ishin të sitën e opinionit publik, ku do t’u zbërthehej çdo gjë që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në jetë. Por ata do të na dalin nga kutitë e partive politike vetëm 1 muaj larg zgjedhjeve, tamam si ato nuset që takohen për herë të parë me vjehrrën, pasi kanë mbetur shtatzënë. Në këtë rast mbetet vetëm të urosh kujt do t’i ngjajë djali ose vajza. Të tjerat i di Zoti.

Etiketa: analizeElton Metaj
Pas

Foshnja 2-muajshe ndërron jetë në ambientet e QSUT-së

Para

LSI propozon Luan Ramën si kandidat për komisionet e Vettingut

Para
LSI mbështet bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni: Të bindur se do i përmbahen marrëveshjes

LSI propozon Luan Ramën si kandidat për komisionet e Vettingut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës / Goditet një rrjet kriminal i drogës dhe armëmbajtjes pa leje

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura në Pogradec, arrestohet Jetmir Muçllari

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Parada, flamuj dhe këngë: Fushata për t’i detyruar fëmijët ukrainas ta duan Rusinë! Rreth 20 mijë të mitur të deportuar që nga nisja e luftës

Ukraina propozon një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë, Zelensky: Vrulli i negociatave duhet të përshpejtohet

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19 vjeç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.