13:16 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një shtet-mafie brenda BE-së

12:21 | 01/07/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një shtet-mafie brenda BE-së

Nga Bálint Magyar

BUDAPEST – Pas rënies së komunizmit, shumë prej nesh në Evropën Qendrore dhe Lindore kishim shpresuar se rajoni do të shkonte drejt demokracisë liberale, dhe se çdo pengesë në rrugën drejt këtij qëllimi mund të kapërcehej. Por në shumë vende ish-komuniste, sistemet e vjetra të patronazhit dhe korrupsionit kanë mbijetuar dhe kanë marrë forma të reja. Ajo që menduam se ishte një fazë kalimtare, është shndërruar në një gjendje të përhershme të gjërave.

Konsideroni Hungarinë, që është bërë shtet mafioz gjatë shtatë viteve të sundimit të Viktor Orbanit si kryeministër. Hungaria është unike, në kuptimin që lëvizi drejt demokracisë liberale dhe u bashkua me Bashkimin Evropian, përpara se të ndryshonte kursin dhe të shkonte drejt autokracisë. Pjesa tjetër e shteteve-mafioze të rajonit, të tilla si Rusia, Azerbaixhani dhe republikat e tjera sovjetike të Azisë Qendrore, ose kaluan një periudhë fluksi oligarkik, ose morën një rrugë direkte, nga diktatura komuniste, tek sipërmarrja kriminale.

Në këto vende, oligarkët dhe bota e organizuar e krimit nuk e kanë kapur shtetin; ajo që ka ndodhur është që, një “botë e sipërfaqshme” e organizuar e elitave, ka kapur ekonominë, duke përfshirë edhe vetë oligarkët. Rezultati është një përzierje midis një organizate kriminale dhe një shteti të privatizuar dhe parazitar.

Shumica e analizave të autokracive postkomuniste kanë tendencë të përqëndrohen në institucionet politike dhe ideologjitë ku mbështetet shteti. Por, ndërsa këto regjime bëjnë apele populiste, ato nuk nxiten nga ideologjia. Shqetësimi i tyre kryesor është të konsolidojnë fuqinë e sunduesit dhe pasurinë personale, nëpërmjet çfarëdolloj mjeti të nevojshëm.

Në shtetet mafioze të sotme, vendimet kyçe merren nëpërmjet mekanizmave informale, të krijuara nga regjimi, dhe jo nga institucionet zyrtare. Sa i përket strukturës dhe kulturës, këto aranzhime ngjajnë me një familje të adoptuar, të cilën regjimi e krijon duke zëvendësuar sistematikisht elitat politike dhe ekonomike.

Në një demokraci, këto elita do të ishin aktorë autonomë. Por në një shtet mafioz, pozicioni i tyre përfshihet në një sistem varësie patron-klient, shpesh përmes sulmeve ndaj korporatave të udhëhequra nga regjimi. Teknika klasike e mafias, e detyrimit fizik, është zëvendësuar me një formë “të ligjshme” imponimi, të mbikëqyrur nga autoritetet publike.

Nuk ka dyshim, korrupsioni është endemik në vendet e tjera postkomuniste që janë bashkuar me BE-në, si Rumania dhe Bullgaria. Por për shkak se këto vende kanë sisteme proporcionale zgjedhore dhe fuqi të ndarë ekzekutive, asnjë rrjet qendror patronazhi nuk është shfaqur.

Ndryshe nga Jarosłav Kaczyński, udhëheqësi fanatik ideologjik de facto i Polonisë, Orbán është një cinik. Lloji i regjimit autokratik që ai po përpiqet të krijojë në Hungari është shumë i ndryshëm nga i Kaczyńskit në Poloni, pavarësisht ngjashmërive ideologjike.

Ndërsa regjimi i Orbanit kërkon pasuri dhe mbështetet nga një familje politike e adoptuar, që vepron jashtë kufizimeve të institucioneve zyrtare, Kaczyński po kryen një eksperiment konservativ-autokratik, i cili nxitet po aq nga ideologjia, sa edhe nga kërkimi i pushtetit.

Në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në vitin 2010, partia e Orbán, Fidesz fitoi 53% të votave dhe 263 nga 386 vendet në Asamblenë Kombëtare. Orbani e përdori këtë pozitë të fortë për të ndryshuar kushtetutën, për të emëruar ndjekës besnikë në institucionet demokratike, që përndryshe do të kishin kontrolluar pushtetin e tij dhe për të manipuluar ligjet zgjedhore, me qëllim çimentimin e sundimit të tij. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Fidesz kishte nevojë vetëm për 44% të votave për të ruajtur kontrollin.

Shteti mafie i Orbanit do të jetë shumë i vështirë për t’u shpërbërë. Rrjeti i tij i patronazheve piramidale, i ngjashëm me atë të krijuar nga Vladimir Putini në Rusi, duket pothuajse i pathyeshëm. Në Ukrainë, duhet të theksohet, revolucionet janë kërkuar – së pari nën Leonid Kuchman, dhe më pas nën Viktor Janukoviçin, për të parandaluar krijimin e një sistemi të tillë (ende mbetet për t’u parë, nëse një përpjekje e tretë po zhvillohet sot).

Do të jetë e pamundur të largohet Orbáni nga pushteti, për sa kohë që ai mund të manipulojë zgjedhjet në Hungari. Fidesz ka shtrënguar kontrollin e tij mbi gjyqësorin dhe ka politizuar zbatimin e ligjit, duke e kthyer zyrën e kryeprokurorit, në atë që është në thelb një krah i partisë. Për më tepër, shumica e gazetave dhe radiostacioneve tani janë në pronësi të oligarkëve pranë Orbanit, dhe televizioni shtetëror është bërë mjet propagande qeveritare.

Vlerat e përbashkëta që BE u krijua për të mbështetur, janë dëmtuar rëndë në Hungari. Në përgjigje të kësaj, BE mund t’i kërkojë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që të investigojë shkeljet e Hungarisë të rregullave të BE, ose një prokuror i nivelit të BE, mund të nisë veprime civile ose penale kundër keqpërdorimit të fondeve të BE-së, nga Hungaria.

Por, deri tani, BE ka hezituar të ndërmarrë veprime serioze ndëshkuese kundër regjimit të Orbanit, sepse nuk dëshiron të rrezikojë që Hungaria të shkojë në krahët e Rusisë. Dhe pranimi i heshtur i BE për një “Europë me shumë shpejtësi”, nënkupton se ajo mund të bashkëjetojë me një zonë tampon shtetesh anëtare gjysmë autokratike, në kufirin e saj lindor.

Prandaj, Orbáni tani kryeson atë që me krenari e quan një “demokraci joliberale”, e cila po udhëheq një “hapje drejt Lindjes”. Strategjia e tij përballë BE-së është shantazh. Ai kërkon që fondet e BE-së të sigurohen pa detyrime, ndërkohë që sinjalizon se me kënaqësi do t’ia shiste besnikërinë Rusisë.

Siç ka thënë shkrimtari hungarez Miklós Haraszti, Hungaria është “duke lundruar në një anije perëndimore, e shtyrë prej erërave lindore”. Tani që ligji i sundimit ka zëvendësuar sundimin e ligjit, anija demokratike e Hungarisë mund të jetë nisur në det të hapur. / Bota.al

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – The EU’s Mafia State

Etiketa: behungariashteti mafiozVictor Orban
Pas

Digjet autobusi me emigrantët që udhëtonin nga Vjena për Maqedoni

Para

Detaje nga arrestimi i 14 personave mes tyre 4 shqiptarëve në Itali, si u shkatërrua banda që trafikonte 3.5 ton drogë në vit (EMRAT)

Para
Detaje nga arrestimi i 14 personave mes tyre 4 shqiptarëve në Itali, si u shkatërrua banda që trafikonte 3.5 ton drogë në vit (EMRAT)

Detaje nga arrestimi i 14 personave mes tyre 4 shqiptarëve në Itali, si u shkatërrua banda që trafikonte 3.5 ton drogë në vit (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

“U transferuan nga Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok”- Berisha për zgjedhjet e 11 Majit: Katër kandidatë morën rreth 80 mijë vota!

80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Përkujtohet shfaqja e parë dhe diskutohen sfidat e institucionit të artit e kulturës

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas, adoleshentja pi fostoksinë/ Policia e Tiranës njofton ngjarjet e fundit në kryeqytet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.