I ftuar në studion e ‘Fax News’ për të komentuar çështje të aktualitetit politik, avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se ngjarja e javës ishte emërimi i ambasadores së re në Shqipëri Kathleen Ann Kavalec e cila sipas tij është një njohëse e mirë e Rusisë.
Sipas avokatit emërimi i një ambasadoreje të tillë por edhe një ambasadori në Kosovë që e njeh mirë Turqinë është një tregues se presidenti i SHBA Donald Trump e ka në fokus Ballkanin, ndryshe nga propaganda që i është bërë në Shqipëri, e inkurajuar nga Soros.
Megjithatë kjo lëvizje, sipas Goxhajt ka shkaktuar dhe lëvizjen ruse. Avokati tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po sjell një spiun rus, Yury Fedotov në Shqipëri dhe vendimi është marrë para dy ditësh.
“Lajmi i javës është zgjedhja e një ambasadori amerikan të ri në Shqipëri, ka ardhur një person kompetent që i njeh çështjet e Rusisë, e ka nisur karrierën në kohën e presidentit Bush. Fakti që edhe në Kosovë po vjen një ambasador që i njeh çështjet e Turqisë tregon se Trump e ka në konsideratë Ballkanin dhe jo siç bënin propagandë këta, të gjithë mediat në ditën e inaugurimit të Donald Trump.
Një propagandë e madhe ka ndodhur me Trump në Shqipëri, antiamerikane, një propagandë antitrump.
Emri i saj u lancua vetëm 10 ditë para, u mor vesh ishte një person ekspet Iiçështjeve të Rusisë dhe influenca ruse po diskutohet shumë. Por zoti Fatmir Xhafaj, ose në thonjëza ‘njeriu i amerikanëve’ ka dhënë ‘ok’ që njeriu i shërbimeve ruse të vijë në Shqipëri, për tu instaluar në Tiranë.
Ky personi,, Fedotov në vitin 70’ deri në vitin 91’ i ka shërbyer Bashkimit Sovjetik në strukturat më të rëndësishme që lidheshin me KGB-në. Një person i njohur në Rusi për forcën e tij, ka qenë ambasador i Rusisë në Londër. Ky personi është me peshë të madhe në fushën e influencës ruse në botë. Ky mbulon informacionet në OKB dhe kjo është arsyeja pse OKB-ja është një organizatë antiamerikane.
Kjo OKB ka shef për drogën dhe krimin një nga personat të lidhur me shërbimet sekrete ruse, është diplomat i lartë. Ky ka pasur një debat me qeverinë shqiptare, në vitin 2015 kur ishte Saimir Tahiri ministër i Brendshëm OKB nëpërmjet kësaj zyre mori angazhim që të sillte 10 milionë dollarë ndihmë logjistike në dogana për drogën dhe nuk e solli. Në vitin 2016 drejtori i policisë, Chipa, ka bërë debat të madh me këtë tipin në emër të Saimir Tahirit pasi i tha se në Shqipëri nuk mund të sillnin njerëz pasi nuk kishin mbajtur asnjë angazhim për Shqipërinë.
Tani çfarë ndodh, vendoset nga ky tipi që në Shqipëri të futej një person si këshilltarë special që mund të merrte informacion kudo ku ka interesa amerikane dhe qeveria shqiptare i tha jo, qëndrimi ka qenë i prerë deri në vitin 2017. Tani në vitin 2018 sapo prezantohet një person për ambasador amerikan në Shqipëri një njeri që e njeh mirë Rusinë, ndodh papritur që Fatmir Xhafaj thotë le të vijë ai. Vendimi sapo është marrë, 6 korrik, Fatmir Xhafaj bie me urgjencë dakord që në shtator të vijë një person i këtij personi në fjalë. Rusia po kundërvepron, dhe sjell një spiun dhe operacionin e drejton Fatmir Xhafaj”, tha Goxhaj ndër të tjera.
Goxhaj deklaroi se nësër do tu drejtohet të gjitha institucioneve për të ndaluar influencën e Rusisë.
“Nesër në emër të platformës për liri dhe demokraci do ti drejtohem presidentit, kryeminiastrit Edi Rama, SHIKU-t, kryetarit të opozitës, të gjithë këto emra që i atakoj gjithmonë, do ti drejtohem pastaj OSBE-së ,NATO-s në Tiranë, ambasadës angleze, francezë që të ndalojnë të sjellin spiunin e rusëve”, tha Goxhaj.
Inervista e plotë:
Discussion about this post