09:27 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Një sqarim pa targa”, Malaj i përvishet Cakajt: Zëvendësministër të ka humbur fokusi

09:58 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Një sqarim pa targa”, Malaj i përvishet Cakajt: Zëvendësministër të ka humbur fokusi

Një ditë pasi Gent Cakaj njoftoi se konsujve të nderit do t’iu hiqeshin targat diplomatike, që sipas tij i kishin përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, reagimet në drejtim të ministrit të jashtëm janë të shumta.

Një prej konsujve të nderit është dhe ish-socialisti Arben Malaj, i cili përmes një statusi në Facebook, i ka kthyer përgjigje Cakajt, ku sqaron se edhe pse ka një vit që është konsull nderi i Austrisë nuk i ka marrë ndonjëherë targat diplomatike.

Malaj shton se për të marrë titullin e konsullit të nderit duhet të kalosh një proces tejet burokratik, ku në lojë futen dhe shërbimet sekrete të të dy vendeve, e megjithatë Cakaj, nuk ka marrë ndonjëherë mundimin të diskutojë me Shoqatën e Konsujve.

‘’Fokusi i zv ministrit tek levizjet ne staf, target apo passaporat diplomatike e demtojne profilin e nje shtetari, demtojne kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombetare dhe ploteson axhenden mediatike me lajme te tilla”, shkruan mes të tjerave Malaj.

Reagimi i plotë i Arben Malajt:

Nje sqarim pa targa diplomatike, te cilat nuk I kam marre edhe pse kam nje vit Konsull Nderi I Austrise per Shqiperine jugore. Perzgjedhja konsull nderi eshte nje proces diplomatic shume burokratik deri ne vleresimin nga sherbimet sekrete te dy vendeve, vendit propozues dhe vendit ku do te ushtroj aktivitetin.

Eshte e vertete qe propozimin e nje vendi duhet ta miratoj vendi prites ne kete rast Shqiperia. Kisha shpresuar qe zvendes ministri I jashtem, do kishe kerkuar takim me shoqaten e konsujve te nderit per ta promovuar kete mundesi diplomatike per promovimin e vendi tone, per rritjen e aktiviteteve ekonomike,shkencore e kulturore.

Kisha shpresuar se nqs realisht ka nje problem me targat, Sekretari i Pergjithshem I MEPJ te bente nje takim me kryetarin e shoqates se konsujve te nderit dhe qartesonte problemin konkrete dhe bashkepunonin per zgjidhjen e tij sa me shpejte.

Fokusi I zv ministrit tek levizjet ne staf , target apo passaporat diplomatike e demtojne profilin e nje shtetari, demtojne kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombetare dhe ploteson axhenden mediatike me lajme te tilla.
Dite te mbare, Arbeni. 

Kundër Cakajt reaguan dje dhe konsujt Përparim Kalo dhe Zenel Hoxha, të cilët thanë se kishin punuar në të mirë të vendit dhe përfaqësimit sa më dinjitoz të Shqipërisë. (Lexo ketu) 

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arben malaj konsull nderiarben malaj-Gent Cakaperplasja per konsujt e nderit
Pas

Nga anëtarësimi në NATO te ndikimi rus, Nishani flet në Fax News: Roli i Metës në zgjidhjen e krizës, Rama harbut!

Para

Sherri mes të rinjve në Elbasan/Policia njoftim zyrtar: Një i proceduar, një në kërkim

Para
Të shtënat me armë në Vlorë, policia jep detajet e ngjarjes

Sherri mes të rinjve në Elbasan/Policia njoftim zyrtar: Një i proceduar, një në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.