Nëse mendoni se marrëdhëniet në politikë janë gjithë të acaruara, e keni shumë gabim. Shembulli më i mirë na vjen nga këto foto të takimit mes dy ish-presidentëve amerikanë George H.W. Bush dhe Bill Clinton.
Kur Klinton shkoi për të vizituar Bushin, i cili së fundmi ka shfaqur probleme shëndetësore, dhe ka humbur bashkëshorten, Bush e befasoi “shokun e tij të madh” Clintonin me një palë çorape të çuditshme.
Megjithatë, nuk po flasim për këpucë vallëzimi. Jo, Bush kishte veshur një palë çorape të stampuara me fytyrën e qeshur të Clintonit! Është traditë që të dy ish-presidentët të ndajnë shakara mbi çorapet gjatë vizitave të tyre miqësore, dhe fotografia e këtij takimi të veçantë është një nga shembujt më të mirë të miqësisë presidenciale.
Bush: ”Vizitë e veçantë sot nga një mik i madh – dhe tani, një autor i suksesshëm. Për fat të mirë unë kisha një çift të sapo larë çorapësh @BillClinton për të festuar rastin.”
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post