Duke nisur nga 1 shtatori, qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se qytetarët duhet të protestojnë kundër këtij vendimi. Më tej ai shtoi se me këtë vendimi përfitojnë bizneset private dhe individët e lidhur me të.
“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar, PROTESTONI”, ka thënë Haradinaj në postimin e bërë në Facebook.
Më tej tha se u protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin.
(E.H/Faxweb.al)