“Një temë e nxehur artificialisht”, kështu e ka quajtur kreu i qeverisë Edi Rama, paketën Antishpifje, të hartuar nga qeveria e tij, dhe të kundërshtuar fort nga aktorët mediatikë në vendin tonë.
“Që të jemi të qartë në cilën botë jetojmë, së pari që ta marrin vesh të gjithë, se këtu jemi përballë një turme që nuk dënjon të lëxojë, dhe që madje madje e thotë hapur që nuk i intereson të lexojë se çfarë shkruhet në ligj.
Sipas një raporti të OSBE-së, ¾ e shteteve anëtare, fyerja dhe shpifja janë vepra penale, në 28 shtete të BE-së ka tre qasje ndaj fyerjes dhe ndaj shpifje, 20 shtete parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale që dënohet me burg, 5 shtete e rregullojnë me pasojat e tyre në legjislacionin civil, dhe Anglia zbaton gjobën më të lartë që shkon deri në 200 mijë sterlina, dhe 3 shtete e parashikojnë fyerjen penale vetëm me gjobë.
Legjislacioni më i ashpër për shpifjen dhe fyerjen në BE, është i Gjermanisë, dhe rastësoisht është vendi që ka më pak raste të shpifjes dhe të fyerjes. Në tetor të 2018-tës për shkak të rritjes së rrjeteve sociale, direktiva e BE-së është unifikuar dhe në Republikën e Shqipërisë. Vijmë te ne, gjithë kjo punë e bërë për të analizuyar shtetet e BE-së, gjithë entuziasmi ynë për të bërë një shtet që iu përshtatet këtyre shteteve, ndeshi fillimisht në rezistencën dhe nga vetë përfaqësuesit e BE-së”, u shpreh mes të tjerave Rama në Kuvend.
‘’Në 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm si rezultat i lajmeve, ka humbur jetën një baba e janë plagosur dhjetra njerëz se dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet e dalja e atij lajmi e ka kthyer spitalin e Durrësit në udhëkryeqin e një kaosi, me mjekë infermierë e të sëmurë që donin të dilnin sa më parë nga dera e spitalit
Ata që janë jashtë, nxorën lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar situatë kaotike atje, me familjarë që kishin humbur kontaktet me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë e që u turrën te morgu.
Nuk po ju flas as për veten time, familjen time, nënën time, vajzën tonë, djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, e familjarët e atyre që janë këtu e andej, familjarët e Ballës, e të askujt tjetër mes nesh po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre, nuk e kanë FB live me 1 mln ndjekës sic e kam unë për të treguar që ca bëj, nuk i kanë kushtet tona”, tha më tej Rama në Kuvend.
(E.K/Faxweb.al)