Aktorin e humorit Olsi Bylyku prej dy vitesh e shohim në kastin e aktorëve të “Portokallisë” me rolin e famshëm “Kimikati”. Mirëpo në sezonin e ri Olsin nuk do e shohim më në këtë spektakël. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë aktori.
“Po është e vërtetë që do të largohem nga ‘Portokalli’. Nuk do të jem më në ‘Top Channel’. Do të largohem për angazhime të tjera artistike. Detajet të tjera dua t’i lë surprizë kur të fillojë sezoni”, ka thënë Olsi i kontaktuar nga “Revistaëho”.
Olsi nuk ka dashur të japë detaje konkrete për projektet e reja duke i lënë surprizë. ‘Detajet të tjera dua t’i lë surprizë kur të fillojë sezoni’ -është shprehur artisti.
(M.Q/Faxweb)