Dasmat këtë vit duket se nuk kanë mbaruar, pas Turit dhe Orindes, Xhensilës dhe Besit, Marinës dhe Getoarit, një tjetër çift do të kurorëzojë dashurinë e tyre në muajin tetor.
Moderatori i njohur, Labinot Gashi do kurorëzojë dashurinë e tij me Qëndresën në 15 tetor, ku duket se kanë nisur edhe përgatitjet.
Ka qenë bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani e cila e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi ku e ka surprizuar mikeshën e saj me një festë.
“Zemër ti meriton shumë më shumë, kjo ishte gjëja më e vogël që mund të bënim për ty. Qofsh e lumtur sot e përgjithmonë,”shkruan ajo.
Ndërkohë që fejesa e saj me moderatorin nga Kosova u bë publike para dy vitesh.
(S.SH/Shuplaka)