Një tjetër dorëheqje është bërë e ditur për mediat, kësaj radhe larg Italisë. Bëhet fjalë për kryeministrin e Zelandës së Re, John Key. Në deklaratën për mediat, kreu i kabinetit qeverisës drejtoi se do të japë dorëheqjen pas tetë vitesh punë, për shkak të arsyeve familjare.
Lidhur me këtë dorëheqje të papritur, Key theksoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 2017-ës. “Është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Nuk e di se çfarë mund të bëj tjetër. Impenjimet e mia kërkojnë sakrifica të mëdha nga njerëzit e mi të dashur. Mund të them se dhashë gjithçka kisha.”, është shprehur kryeministri. Ai bëri me dije se dorëheqja e tij do të bëhet zyrtare më 12 dhjetor.