Pas rastit të 18 Prillit ku një foshnje nga Durrësi humbi jetën dhe prindërit akuzuan mjekët e Pediatrisë psë Durrësit për neglizhencë, në drejtim të tyre vjen një tjetër denoncim publik.
Këtë herë familja Cuka nga Durrësi i akuzon mjekët e Pediatrisë së Durrësit për vdekjen e foshnjës 15 muajshe më 28 mars.
Sipas një portali online Gjyshi i foshnjës, Anastas Cuka i akuzon mjekët e Pediatrisë së Durrësit për neglizhencë. Sipas tij foshnja kishte probleme urinare, ndërkohë që ka marrë mjekim për virozë stine.
“E kemi çuar tre ditë rresht në spital, tre ditë mjekët nuk kryen vizita të imtësishme, vetëm sipërfaqësore. Mjekët na thanë se nuk ka gjë, mbajmë përgjegjësi ne për gjithçka, por djali vdiq në duart e tyre”,tregon gjyshi. (J.V/Shuplaka)