Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij, kundër qeverisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili tregon sesi për policinë private është vendosur që licensat e reja të rinovohen, por problemi sipas denoncuesit qëndron se ky provim duhet të bëhet tek policitë private kundrejt 20 mijë lekëve të reja.
Ja çfarë thuhet në denoncim:
Nje gjobe e re per policine private!
Shkoni si vjedhin ne çdo gje qeveritaret. sb
Z Berisha deshiroj te jeni mire. Desha te ju ve ne dijeni se na paska dal nje ligj qe licensat e reja te policeve te policise private u dashkan te rinovohen duke ridhene provimin. Kjo ska asnje problem. Por problemi eshte se provimi me nuk behet ne Drejtorite e policise por ne policite private si psh Pelikani qe eshe shrsf dhe duhet te paguash 20 mije leke te reja plus shpenzime nga qyteti ku banojme deri ne tirane. Pse duhet te paguajme para nje firme private per rinovim licensash ? Pse nuk jepen me ne shtet ? Psh firma Gjoka + A shoqeri e ruajtjes se sigurise fizike, kerkon rinovimin duke dhene provimin ne tirane. Keshtu e deklaron dhe perfaqesuesi i Komisariatit te Durresit. Cfare jane keto Ppp ? Pak lek kane prap duhen ? Madje po ty hysh mire e mire firmat private kane police pa siguracione, pa kontrata ose dhe me kontrata fiktive. Ndryshe shkruajne ne kontrata e ndryshe paguajne ne banke. Qeveria ose ja fut gjume dhe ppp bejne namin ose eshte me to. Me respekt Ll. B Durres. Ju lutem postojeni ne faqe dhe ngrijeni kete shqetesim ne parlament.
(B.B/ Faxweb.al)