Një tjetër kandidat nga radhët e PD-së ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë KQZ-së. Ai është Halil Jakimi kandidat i PD-së në qarkun Dibër.
Parlamenti shkon më 101 deputetë ndërsa opozita e re me 22 deputetë, të cilët pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita, zgjodhën ti bashkohen Kuvendit, si pjesë e listave shumëemërore.
Ndërkohë pritet që këtë javë të formatohen grupet e strukturuara të PD-së dhe LSI-së, ku në krye të postit të PD-së, u përfol emërimi i deputetes Rudina Hajdari.
Nga LSI Lefter Koka ka kërkuar një zonjë në krye të grupit të LSI. Mësohet se Enver Roshi ka propozuar Ediola Brahën. Vendimi përfundimtar do të merret këtë javë mbi emrat dhe grupet.
Deputetet e rinj:
Partia Demokratike:
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
Arben Elezi
Adriatik Alimadhi
Levizja Socialiste per Integrim
Lefter Koka
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti