19:28 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Një tjetër kandidat i bashkohet garës për kreun e Partisë Demokratike

15:10 | 01/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një tjetër kandidat i bashkohet garës për kreun e Partisë Demokratike

Një tjetër emër i është shtuar listës për kreun e Partisë Demokratike, ai është lektori dhe kandidati i 26 në listën e PD-së për Qarkun e Tiranës Erion Piciri.

Piciri ka deklaruar:  “Sot depozitova kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike. Në këto momente të vështira që po kalon opozita shqiptare dhe vendi në tërësi, e ndjej si detyrim politik dhe qytetar të jap kontributin tim në ringritjen e kësaj partie historike”

Postimi i plotë:

. KANDIDAT PER KREUN E PARTISE DEMOKRATIKE

Sot depozitova kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike. Në këto momente të vështira që po kalon opozita shqiptare dhe vendi në tërësi, e ndjej si detyrim politik dhe qytetar të jap kontributin tim në ringritjen e kësaj partie historike. Prej 25 vjetësh e ndjek dhe studioj politikën, e kam pjesë të preokupimit profesional dhe besoj se me pjekurinë e moshës dhe formimit të konsoliduar akademik, mund të jap një kontribut vendimtar në ringritjen e një opozite të bashkuar, luftarake dhe mobilizuese në mbrojtje të interesave tona shoqërore.

Programi im synon të instalojë në krye të PD-së një lidership autentik, gjithëpërfshirës, të vendosi garën për çdo post partiak dhe publik, të rikthejë konceptin e një partie ideologjike, vlerash dhe kauzash, të ridimensionojë PD-në si parti mazhoritare masash nga e djathta konservatore deri tek qendra social-liberale, të bashkojë të rinjtë dhe të vjetrit, të konsolidojë rolin e grupeve themeluese (të përndjekur, pronarë të vërtetë, të diskriminuar krahinorë dhe fetarë), të rrisi peshën e grupeve udhëheqëse të shoqërisë (intelektualët, sipërmarrësit dhe të rinjtë), të krijojë kultin e moralit, njeriut të zot dhe rezultatit, të kufizojë rolin e kryetarit dhe të forcojë rolin e figurave fituese me përgatitje dhe potencial elektoral.

Mbajtja e zgjedhjeve me 22 korrik eshte e nxituar, joproduktive dhe ndarese, jo bashkuese dhe konsensuale. Koha është e papërshtatshme dhe pamjaftueshme për një garë të ndershme. Kam besimin se organet e partisë do institucionalizojnë procesin dhe do zgjedhin një datë të arsyeshme në fillim vjeshte, në respektim të statutit dhe standardeve. Kështu do rritet uniteti dhe besimi i të gjithëve tek misioni, procesi dhe vetë lidershipi i PD-së. Kështu hyjnë në garë të gjithë potencialet konkuruese të opozitës, aq te nevojshem ne kete moment renieje te thelle elektorale. Partia Demokratike, ashtu sic këmbënguli për zgjedhje të lira dhe të ndershme në rang kombëtar, do gjejë mëncurinë të krijojë kushte për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në gjirin e saj.

PD ka hyre ne nje krize rezultati, ne nje krize besimi te lidershipit dhe mund te hyje ne krize institucionale dhe mediatike nese nuk ve ne funksion mekanizmat demokratike te konkurimit. Lenia ne dore te ketij procesi te atyre qe jane traumatizuar nga humbja e gares mund te kete pasoja mbi vete unitetin dhe ringritjen e kesaj partie.

Tani eshte koha qe te gjithe te ruajme qetesine, te ruajme funksionimin statutor te partise, te gjejme unitetin dhe konsensusin per nje gare te hapur dhe te ndershme per te gjithe.

(S.SH/Shuplaka)

 

Pas

Tifozët bullgarë: Sjellje skandaloze e policisë shqiptare, doganierët na kërkuan 15 euro në kufi, Shqipëria nuk e ka vendin në Europë

Para

FESTA MBAROI, si duket tani në pisk të vapës sheshi ”Skënderbej” (FOTO-GALERI)

Para
FESTA MBAROI, si duket tani në pisk të vapës sheshi ”Skënderbej” (FOTO-GALERI)

FESTA MBAROI, si duket tani në pisk të vapës sheshi ''Skënderbej'' (FOTO-GALERI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

E zbulon L’Equipe, Mbappe tërheq dy padi ndaj PSG-së

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

800 fëmijë të humbur, fillojnë gërmimet në varrin masiv pranë ish-institucionit katolik në Irlandë

20 mijë emigrantë në 6 muaj kaluan La Manshin, rreth 50% më shumë se vjet. Anglia akuzon Francën për…

Të enjten seanca për mocionin e mosbesimit, Von der Leyen në Parlamentit Europian: Synon të destabilizojë BE-në!

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.