Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë së fundmi i pranishëm për inspektim të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e heshit sportiv dhe këndit të lojërave në Njësinë 7.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se Bashkia e ka tejkaluar premtimin, që dha në 1 qershorin e vjetshëm, kur premtoi se përveç këndit të lodrave te Liqeni Artificial, do kishte nga një kënd të tillë në të gjitha njësitë e Tiranës urbane.
“Kjo është hera e dytë që kthehemi në Njësinë 7, pas këndit fantastik të lodrave te ‘Kongresi i Lushnjes’. Do të fillojmë me rehabilitimin e gjysmës së ish Fushës së Aviacionit dhe do ta ndajmë investimin në dy pjesë. Pjesa e parë do të përfshijë rehabilitimin e fushave sportive dhe një kënd të ri lodrash për fëmijët, ku kemi mbjellë tashmë disa pemë. Për të rinjtë do të ketë fusha sportive, për më të moshuarit stola, parqe, por edhe një kënd force, për t’u marrë me aktivitet dhe sigurisht, për më të preferuarit e bashkisë, për fëmijët, një kënd lodrash që do e ketë zili gjithë Tirana, ashtu siç kemi bërë ndërhyrje edhe në këndet e tjera të lodrave”, u shpreh kryebashkiaku.
(XH.A/SHUPLAKA)