Ministrja e Shëndetësisë me anë të një statusi në rrjetin Facebook ka shpërndarë sot një video të një pacienti që ka lënë spitalin pas shërimit me Covid-19.
Manastirliu e cila ka publikuar videon e pacientit që falenderon stafin mjekësor.
I riu shprehet se mjekët kanë bërë një punë madhështore me të dhe e kanë ndihmuar shumë dhe tani ai është shëruar plotësisht. “Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj stafin mjekësor që kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje, gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shpesh.
Sinqerisht jam i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, ma kanë bërë më të lehtë sepse kjo ka qenë një luftë e fortë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Pa këta nuk do ja kisha dalë“, shprehet ai.
Postimi i plotë
“Vladimiri ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv??
Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve”??
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/240495467346327/?t=0