Në nisje të sezonit të ri vazhdojnë lëvizjet e figurave të njohura të ekraneve shqiptare. Përsëri nga “Top Channel” është larguar një figurë tjetër e ekranit. Bëhet fjalë për Kiara Tito, vajza simpatike e cila prezantoi “Top Select” vitin e shkuar. Ajo ka lidhur kontratë me Tv Klan.
Sipas “Blitz.al” bukuroshja do të drejtojë një emision të ri, së bashku me Skerdi Farian, i njohur ndryshe si doktori i VIP-ave, një format i ri që vjen për herë të parë në ekranin shqiptar. Ky format i dedikohet tërësisht operacioneve plastike, ndërsa mësohet se xhirimet e para kanë nisur. Mësohet në të do të jenë të ftuar edhe personazhe VIP. (J.V/Faxweb)