Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ka ardhur koha për një president shqiptar.
Ka ardhur koha për një president shqiptar këtu dhe ndryshimi tani po shihet, është shprehur Taravari.
“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Evropiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit… Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardhur koha që të ketë një president shqiptar, por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, ka thënë Taravari.
Aktualisht, president i Maqedonisë së Veriut është Stevo Pendarovski.