Psikologia Brunilda Laboviti e ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ të gazetarit Bejdo Malo në FaxNews, foli në lidhje me skandalet abuzive në spitalet Covid, duke e cilësuar atë që ka ndodhur si një situatë të shëmtuar që tashmë njerëzve ka filluar t’ju duket e zakonshme.
Ndër të tjera ajo përmendi dhe një rast nga jeta personale, ku babait të saj pas një aksidenti me motor në momentet që ai ishte i pavetëdijshëm i janë vjedhur sendet personale.
Sipas saj këto vitet e fundit shoqëria po shpërfytyrohet dhe kjo është një nga arsyet se pse njerëzit zgjedhin të ikin nga Shqipëria.
“Kjo është një situatë e cila e komplikon ose ngjarje dhe situata specifike të cilat janë shumë të shëmtuara, por që e komplikojnë dhe e rëndojnë akoma më shumë situatën gjatë periudhës kovidiane. Normalisht fenomene të tilla kanë ekzistuar, ekzistojnë, por ne po e shofim haptazi domethënë edhe kaq dukshëm saqë njerëzve tani dhe nuk ju bënë më dhe përshtypje edhe kur e dëgjojnë domethënë ju duket si e zakonshme që ti të shtrohesh në spital dhe të vjedhin nga portofoli lekët.
Kam edhe rast personal. Ka ndodhur disa vite më përpara ku babai im ka bërë një aksident pasi ka qenë me motorë duke udhëtuar, nga hemorogjia cerebrale u aksidentu dhe i kanë vjedhur sendet personale.
Ne shkojmë në spital sepse ne normalisht nuk e dimë se ku mund të kemi një aksident, ne nuk e dimë se ku mund të përfundojmë dhe imagjino në çfarë konteksti jetojmë dhe në çfarë shoqërie kaq të ashpër dhe kaq të egër.
Domethënë ne jemi bërë këto vitet e fundit po bëhemi shpërfytyrim shoqërorë dhe social saqë njerëzit prandaj zgjedhin që të ikin nga Shqipëria”- u shpreh psikologia Laboviti.