Shtëpia e Bardhë është treguar e qartë me shtetin sirian nëse ky i fundit po përgatit një tjetër sulm me armë kimike. Kjo referuar sulmit kimik të 4 prillit 2017 që vrau qindra persona. Menjëherë pas atij sulmi, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, urdhëroi menjëherë nisjen e një sulmi si kundërpërgjigje.
Së fundmi, SHBA-të paralajmërojnë se nëse një sulm i tillë përsëritet atëherë Siria do të paguajë një çmim, një mesazh i qartë ky për qeverinë e Bashar al-Assad.
Konkretisht, zëdhënësi i SHBA-ve, Sean Spicer, u shpreh se “Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të shkatërruar Shtetin Islamik në Irak dhe Siri. Nëse Bashar al-Assad nis një tjetër sulm kimik, ai dhe ushtria do paguajnë një çmim shumë të rëndë.”
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post