Një baba ka shpërndarë foton shokuese të të birit të tij 16 muajsh, i cili ndërroi jetë teksa familja po arratisej për t’i shpëtuar regjimit në Myanmari (vend në Azi).
Familja e foshnjes Mohammed Shohayet i përket një grupi të diskriminuar dhe të përndjekur në këtë vend pavarësisht se jeton prej vitesh aty.
Sipas Shoqatës të të Drejtave të Njeriut në vend, rasti i Mohammed Shohayet përbën genocid. Trupi i foshnjës 16 muajsh u gjet i pajetë në baltë pasi anija ku ai me familjen hypi nuk arriti të kalonte lumin Naf dhe për pasojë u mbyt.
“Kur shoh foton e djalit të mbytur, ndjej se dua të vdes. Nuk ka më asnjë arsye për mua që të vazhdoj të jetoj në këtë botë.”, është shprehur babai i vogëlushit.
Si pasojë e “operacioneve të pastrimit” të ndërmarra nga qeveria, banorët në Rohingya janë dhunuar, përdhunuar dhe u janë djegur shtëpitë.
Rasti i foshnjës Mohammed Shohayet sjell ndërmend atë të vogëlushit kurd sirian Alan Kurdi, i cili u mbyt në det gjatë përpjekjeve të familjes së tij për një jetë më të mirë. Këto konfliktet për motive të ndryshme në pamje të parë kanë pasur të njëjtin përfundim tragjik. (XH.A/SHUPLAKA)