17:06 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Një urim jolibresk për LIBRA-n

19:41 | 01/11/2016
në Te Fundit
0

Nga Astrit PATOZI

Jo cdo njeri i lirë ka qenë në orën 18 00 në Akademinë e Arteve për të themeluar partinë më të re shqiptare (LIBRA), por jam i sigurt se cdokush që është mërzitur për lindjen e saj ka realisht probleme me lirinë e vet. Unë nuk kam ende asnjë provë për të parashikuar apo parandjerë një sukses elektroral të saj, por po ashtu nuk kam asnjë arsye për ta konsideruar të pashpresë cdo sprovë, që synon të dalë nga ligatina e pistë, ku, për fat të keq, është zhytur politika. Por ky është tashmë problem dhe sfidë që i takon Ben Blushit, Mimoza Hafizit dhe atyre, që do të pranojnë t’u bashkohen.

Për mua sot ka, gjithësesi, një lajm të mirë për Shqipërinë, i cili do të ishte i tillë edhe sikur Ben Blushi të ishte fillikat i vetëm, ndonëse nuk më duket të jetë ky rasti. Sepse tashmë opozita shqiptare ka një zë më shumë, që e refuzon fort dhe është gati të bëjë betejë me këtë qeveri. Dhe se është jashtë cdo dyshimi që jetojmë në një kohë, kur fronti i atyre që duan ta shpëtojnë vendin nga kjo mazhorancë, ka nevojë për cdo solist apo kor, që i bashkohet. Sepse e kam bindje të plotë që populli opozitar, kryesisht për meritë të Edi Ramës, është sot shumë më i madh në numër, sesa partitë e afishuara zyrtarisht kundër qeverisë.

Është po ashtu e vërtetë se Ben Blushi e ka klasifikuar këto ditë Partinë Demokratike tek partitë e vjetra, të cilat sipas tij janë njësoj të dëmshme për Shqipërinë dhe se nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Por kjo nuk më pengon mua sërish që t’i uroj atij dhe LIBRA-s sukses, dhe kjo jo thjesht për shkakun pragmatist se ai mund të marrë vota nga kundërshtari ynë i drejpëdrejtë, Partia Socialiste. Por më shumë sepse, nuk ka asnjë rëndësi se cfarë mendon ai për ne, por ka shumë vlerë ajo që mendon ai dhe për qeverinë. Dhe ky më duket një motiv suprem për ta konsideruar si një aleat, qoftë edhe në distancë fare të largët, pa i përfillur fare rezervat apo keqkuptimet që ai mund të ketë për Partinë Demokratike.

Ndaj, edhe pse më ndajnë shumë ide, koncepte dhe rrethana me Ben Blushin, sot jam me të dhe me LIBRA-n, për t’i uruar mbarësi në  sipërmarrjen e vet të vështirë politike.

Sepse rrugët dhe fatet tona mund të mos puqen kurrë, sado zgjedhje të komsumohen, por mua më mjafton kryemotivi i sotëm, sepse, si Partia Demokratike, e para forcë politike e pluralizmit, ashtu edhe LIBRA, si partia më e fundit shqiptare, besojnë fort tek një Shqipëri më e mirë pa Edi Ramën kryeministër. Ndaj suksese LIBRA!

 

Pas

Basha publikon “foton” e Ramës me Shullazin: BE ka vënë alarmin për drogën

Para

Letra e KE, Tahiri: Inkurajuese, të vendosur për të bërë maksimumin

Para

Letra e KE, Tahiri: Inkurajuese, të vendosur për të bërë maksimumin

 



Të Fundit

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

“Ai nuk di asgjë”, Trump ‘shpërthen’ ndaj Macron/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht dy aleatë të NATO-s gjatë mbledhje së G7

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Zbulohen dëme në seksionin nëntokësor të kompleksit bërthamor Natanz në Iran

Kamerierët do të paguhen jo me pak se 70 mijë lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.