Italianët dhe turistët e huaj që shijuan shumë nga monumentet e bukura të Romës u përpoqën të përballonin një valë të pazakontë të nxehti që po godet Europën.
Temperaturat në kryeqytetin italian pritej të arrinin 39 gradë Celsius. Njerëzit u panë që rrinin në radhë në shatërvanët e shumtë të kryeqytetit në përpjekje për t’u freskuar. “Ka temperatura 40 gradë në Qershor, Korriku dheG do të jenë të tmerrshëm. Nuk ka ujë në qytete, ka thatësirë dhe këto janë probleme shumë serioze”.
Përveç temperaturave të larta, thatësira është kthyer në një rrezik për Italinë ku lumenjtë po thahen. Liqenet në veri të Italisë janë tashmë nën ose afër niveleve rekord të rënies së nivelit të ujit.
Moti i ngrohtë ka të ngjarë ta përkeqësojë më tej situatën. Në rajonin e Lazios u shpall gjendja e jashtëzakonshme javën e kaluar. Disa kufizime janë vendosur në disa komunitete, përfshirë mbushjen e pishinave në mënyrë që të kursehet uji.