19:26 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Një vit kalon shpejt”, Meta rikthen qendrimin e 2018-tës: Askush të mos lodhet duke gjetur alibi!

09:17 | 12/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Vendi në ngërç politik, “thumbon” Ilir Meta. Ja mesazhi i koduar që iu përcjell palëve

Presidenti i vendit Ilir Meta iu ka bërë sërish sot thirrje palëve politike    që të reflektojnë, pasi Shqipëria rrezikon sërish që të humbë mundësinë e çeljes së negociatave.

Duke iu referuar një qëndrimi të mbajtur një vit më parë, presidenti shprehet se asgjë nuk ka ndryshuar për mirë, madje situata e vendit ka ardhur duke u përkeqësuar.

“Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme”, shkruan mes të tjerash Meta.

Postimi i plotë i Metës: 

Të dashur miq!

Po ju rikujtoj qëndrimin tim publik në 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqëndrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet.

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme.

Ndaj duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize duke e pranuar këtë gatishmëri tani, me qëllim që jo vetëm të realizohen zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019, por edhe të arrihet marrëveshja për refomën zgjedhore sa më parë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësi të çelë negociatat në 18 tetor 2019.

– 27 qershor 2018 – 

Ashtu siç kaloi një ditë, do kalojë dhe një vit

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.

Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Europian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: #meta negociatatmeta celja e negocitavenje vit kalon shpejt
Pas

Foto+video/ Kush është i riu që u vra sot në Fier, zbulohen problemet e tij në të shkuarën

Para

Moti/ I nxehti afrikan pushton vendin, temperaturat në rritje

Para
Stina “problematike”/ Ja disa këshilla se si t’i mbijetoni të nxehtit

Moti/ I nxehti afrikan pushton vendin, temperaturat në rritje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarre në disa bashki të vendit, kërkohet ndërhyrje emergjente me forca shtesë dhe mjete nga ajri

Itali/ U përpoqën të hidhnin kokainën në pusetën e ujërave të zeza për t’i shpëtuar karabinierëve, arrestohen 2 shqiptarët

Paketa gjigante e shkurtimit të taksave dhe shpenzimeve/ Republikanët e Senatit miratojnë mes përplasjeve projektligjin

Edi Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Turqia nuk gjen “qetësi”, evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone

Berat/ Ra nga lartësia dhe humbi jetën në një kantier ndërtimi, shpallet në kërkim pronari i firmës. Procedim penal edhe për teknikun e pallatit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.