E pabesueshmja ka ndodhur! Shkëndija e Tetovës, që vjet shkoi deri në turin e tretë të Champions League, sivjet eliminohet që në turin e parë ndaj kampionëve të Estonisë, Nomme Kalju, në një ndeshje të luajtur në Shkup, ku mbyllja ishte fatale, pasi goli i fitores për miqtë erdhi në sekondat e fundit të kohës së rregullt.
— Rigers Avdo (@zoti_nata11) July 16, 2019
Pas fitores 1-0 në Estoni, djemtë kuqezi duhet vetëm që të luanin për të menaxhuar sfidën e dytë, por e pësuan menjëherë nga miqtë me Ugge, ndërsa ishte Ibrahimi ai që në pjesën e dytë barazoi me penallti.