06:19 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Një vit nga Shenjtërimi i Nënë Terezës, Meta i dërgon mesazh Papa Franceskut

11:10 | 04/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas vrasjes së gjyqtares nga ish-bashkëshorti, flet Presidenti Meta: Autorit t’i jepet dënim shembullor

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Atit të Shenjtë, Papa Françeskut me rastin e 1-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në mesazhin  e tij Meta shpreh falënderimin për lartësimin e simbolit më domethënës shpirtëror të kombit por edhe për vëmendjen që Papa Francesku ka treguar për marrëdhëniet me Shqipërinë.

MESAZHI I PLOTË
“Shenjtëria Juaj,
Me rastin e njëvjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë t’ju shpreh mirënjohjen e sinqertë, në emër të popullit shqiptar, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit tonë.

Duke përfituar nga rasti, më lejoni të riktheksoj falënderimet e thella për vëmendjen Tuaj të pandërprerë që u keni kushtuar dhe vazhdoni të tregoni për marrëdhëniet historike e tradicionale si dhe lidhjet e rralla të Selisë së Shenjtë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shpallja e Nënë Terezës nga ana Juaj si Shenjtore gjatë ceremonisë madhështore në Vatikan, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare shënuan disa nga ngjarjet më mbresëlënëse për besimtarët katolikë dhe mbarë kombin shqiptar gjatë vitit të kaluar, duke ilustruar më së miri vëmendjen dhe lidhjen tuaj të veçantë me vendin e shqiponjave.

Ju siguroj Ati i Shenjtë se këto ngjarje historike, sidomos shenjtërimi i Nënës sonë të përbashkët, Shenjtores Tereza të Kalkutës, i gëzuan pamasë shqiptarët anembanë botës, duke i bërë ata më krenarë se kurrë, si dhe duke farkëtuar akoma edhe më tepër lidhjet institucionale dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë! Sinqerisht, Ilir Meta”.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: ilir metamesazhnene terezapapa francesku
Pas

Dhunoi gruan për motive xhelozie, arrestohet 40 vjeçari në Prrenjas

Para

Akademia e Shkencave e shurdhër, çfarë po ndodh tani në Tiranë dhe pse po shpërfillin kryeministrin (FOTOT)

Para
Akademia e Shkencave e shurdhër, çfarë po ndodh tani në Tiranë dhe pse po shpërfillin kryeministrin (FOTOT)

Akademia e Shkencave e shurdhër, çfarë po ndodh tani në Tiranë dhe pse po shpërfillin kryeministrin (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.