Njëri prej autorëve të krimit që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës, është edhe Jurgen Kurti, 26-vjeçari i cili një vit më parë u bë i njohur pasi u akuzua për vrasjen e babait të tij.
Në ngjarjen e vitit të shkuar, Jurgeni u shpall i pafajshëm, ndërkohë që e gjithë përgjegjësia ra mbi dajën. Jurgen Kurti dikur njihej si menaxher i vipave, sot aakuzohet për herë të dytë për një vrasje dhe rikthehet në qeli.
Ndërsa mbrëmjen e sotme, emri i Jurgenit përmendet sërish për një vrasje tjetër, këtë radhë për vrasjen e pronarit të një marketi në lagjen e tij, më saktë në pallatin e tij.
26-vjeçari, akuzohet se krimin e sotëm e ka kruer në bashkëpunim me vjehrrin e tij Kostandin Ekonomi si edhe vëllain e këtij të fundit, Kujtim Ekonomi.
Mendohet se pronari i marketit ishte konfliktuar me tre personat, për çështjen e pronësisë së marketit. Ende nuk janë të qarta arsyet e këtij konflikti.
Njëri nga vëllezërit Konomi është fiksuar nga kamerat e sigurisë së marketit teksa mbante edhe një thikë në dorë, por nuk dihet nëse ai ka qëlluar mbi viktimën me thikë, apo ky i fundit që vuante edhe nga zemra, ka humbur ndjenjat pas goditjeve me sende të forta. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1561″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]