03:50 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Një vit vendimtar për demokracinë në botë

22:45 | 15/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një vit vendimtar për demokracinë në botë

Rreth gjysma e popullsisë së botës, ose rreth 4 miliardë njerëz, jetojnë në vende ku këtë vit, do të mbahen zgjedhje.

Rezultatet e tyre do të përcaktojnë se kush do të jenë udhëheqësit e mbi 70 shteteve të botës. Zgjedhjet do të jenë gjithashtu një provë e madhe për shëndetin e sistemeve demokratike në botë, duke qenë se, për më shumë se një dekadë, është përhapur frika se po dëmtohet ideali politik i demokracisë. Deri më 14 shkurt, pasi u mbajtën zgjedhjet në Indonezi (me probleme të shumta), The Economist vlerëson se rreth 770 milionë njerëz gjithsej kishin votuar, ose afërsisht sa 18.5% e totalit të njerëzve që pritet të votojnë deri në fund të vitit. Prandaj është e rëndësishme që të hedhim një vështrim fillestar se si po shkon prova e demokracisë në vitin 2024. Përgjigjja e shkurtër është se nuk po shkon mirë.

Në një drejtim, demokracia në fakt po modernizohet: po ndodh një revolucion teknologjik, ku videot e shkurtra dhe mesazhet në grup, po shndërrojnë natyrën e fushatave politike në mbarë botën (Inteligjenca Artificiale, duke përfshirë videot dhe fotot “deepfake”, pra false, është përhapur kudo, por deri tani, nuk ka qenë vendimtare). Megjithatë, në një drejtim tjetër, proceset demokratike po degradojnë, nga Pakistani, ku ka plasur konflikti për shkak të votimit me probleme, e deri në El Salvadorin e vogël. Ka pasur ndërhyrje të shumta në zgjedhje, në shtete të ndryshme.

Çfarë dimë deri tani?

Dhjetë shtete kanë mbajtur ose kanë pezulluar zgjedhjet. Në shkurt u mbajtën zgjedhje në Azerbajxhan, El Savador dhe Pakistan. Në mars do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Rusi (ku vëmë bast se Vladimir Putin do të fitojë sërish me një rezultat shumë “befasues”). Më pas në prill, do të mbahen votimet në Indi dhe në qershor, do të mbahen zgjedhjet e Parlamentit Europian. Më të rëndësishmet janë zgjedhjet e nëntorit në Amerikë. Gara presidenciale amerikane e këtij viti ka një peshë shumë të madhe për botën, sidomos duke pasur parasysh se në zgjedhjet e kaluara, u hodhën akuza për vjedhje votash që dëmtuan rëndë demokracinë amerikane. Të gjithë sytë do të fiksohen në garën e dytë të mundshme midis Biden dhe Trump.

Zgjedhjet e mbajtura deri tani në shtete të ndryshme të botës mund t’i ndajmë në tri kategori: zgjedhje të lira dhe të ndershme; zgjedhje të dështuara dhe zgjedhje të përziera. Fillojmë me kategorinë e parë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Më 13 janar, William Lai Ching nga Partia Demokratike Progresive (DPP) e Tajvanit, doli fitimtar. Kina nuk e pëlqen partinë PDP, sepse ajo i hedh poshtë pretendimet kineze për sovranitet mbi Tajvanin, por pavarësisht kërcënimeve të Kinës, votuesit tajvanezë nuk u frikësuan. Zgjedhjet e tjera të lira e të ndershme kanë qenë ato të mbajtura në Finlandë. Në kategorinë e dytë janë zgjedhjet që kanë qenë një dështim. Shembulli kryesor këtu është Pakistani, me një popullsi prej mbi 230 milionë banorësh dhe ku në të kaluarën, ka pasur shumë raste të ndërhyrjeve politike nga Forcat e Armatosura.

Zgjedhjet e 8 shkurtit ndoshta ishin më të korruptuarat e vendit që nga vitet 1980. Politikani më popullor i Pakistanit, Imran Khan, i cili nuk njihet si një udhëheqës demokratik, mori tri dënime të njëpasnjëshme me burg, për disa akuza të dyshimta.

Në ditën e votimit, pati dhunë dhe asnjë parti nuk siguroi dot shumicën në zgjedhje. Në Bangladesh, pas zgjedhjeve të 7 janarit, partia e Sheikh Hasina-s mori 222 nga 299 vendet në Parlament, pasi opozita kryesore bojkotoi zgjedhjet. Vendi tani është praktikisht një shtet njëpartiak./ Revista “Monitor”

Pas

Rrjeti i sanksioneve amerikane që kontrabandon teknologjinë amerikane në bankën qendrore të Iranit

Para

Horoskopi, 16 Mars 2024

Para
S’ka pasion, por zënka të vazhdueshme, 2024-a sjell ndarje për këto shenja

Horoskopi, 16 Mars 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.