Markat më të preferuara janë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi” ndërsa zonat ku janë regjistruar më tepër vjedhje në kryeqytetin shqiptar janë rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”, “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”,
Makinat vidhen kryesisht në vendparkime ndërkohë që sipas Policisë, Tirana mban vendin e parë, ku mesatarisht njëherë në dy ditë vidhet një makinë.
Ndërsa një tjetër detaj ka të bëjë me atë se cilës ia vënë syrin “skifterët” ku sipas të dhënëve janë kryesisht mjetet luksoze me vlerë nga 50-100 mijë euro, ndërkohë që sipas Policisë vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta ku zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero.
Por kush janë ata që bien më së shumti pre e këtij fenomeni? Përgjigja e kësaj pyetje është e kuptueshme për të gjithë: Emigrantët. Sipas kundër vjedhjeve në Policinë e Tiranës, rastet kur grabitësit veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit apo vendet ku nuk ekziston sistemi i kamerave.
Por a është dorëzuar Piolicia e shteti përballë kësaj situatë shqetësuese, ku përveç vjedhjes së mjeteve, këto të fundit shpesh herë shërbejnë edhe për realizimin e veprave kriminale, si përshembull vrasjet? Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në Komisionin e Sigursë, pranoi se ka një shtim të rasteve për vjedhjet e automejteve nga viti në vit ndërsa nuk tregon një plan konkret masash që do t’i jepnin fund këtij fenomeni.
Por nuk janë vetëm ‘njëpërdorimi’ nëse mund të thuhet kështu i mjeteve që vidhen për të kryer vepra kriminale pasuese, si vrasjet, grabitjet dhe trefikimi i lëndëve narkotike. Ndodh shpesh që ato shiten për pjesë, e ndryshe ndodh me mjetet që vidhen jashtë vendi. Ata sillen në Shqipëri, diku me letra të rregullta, diku me false apo diku tjetër me ‘shkelje syri’, qarkullojnë lirshëm nëpër rrugët e vendit dhe janë luksoze mbi të gjitha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)