10:51 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

‘’Një zgjidhje diplomatike mund të ulë tensionet në kufirin Liban-Izrael’’, SHBA: Situata është shumë shqetësuese

14:56 | 25/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Një zgjidhje diplomatike mund të ulë tensionet në kufirin Liban-Izrael’’, SHBA: Situata është shumë shqetësuese

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet se Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – ka gjuajtur një raketë që kishte për shënjestër shërbimin e inteligjencës të Izraelit.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja ende beson se një zgjidhje diplomatike mund të ulë tensionet në kufirin Liban-Izrael. “Shumë shqetësuese”, tha Kirby në një intervistë për CNN. “Provë tjetër… se Izraeli po përballet me kërcënim legjitim nga një grup terrorist që mbështetet nga Irani”.

Kirby tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. “Asnjë komb nuk duhet të jetojë nën kërcënime të tilla që vijnë përtej kufirit, nga fqinjët”, tha ai.

Mëngjesin e 25 shtatorit, Hezbollahu gjuajti një raketë balistike drejt Tel Avivit, duke përshkallëzuar edhe më tej situatën. Një ditë më herët, ushtria izraelite bombardoi Libanin, teksa ditëve të fundit si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë qindra persona në Liban.

Ushtria izraelite tha se e rrëzoi një raketë balistike tokë-tokë dhe aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv, duke mos raportuar për viktima apo dëme.

Hezbollahu tha se e gjuajti raketën balistike të llojit, Qader 1, drejt selisë qendrore të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad. Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Etiketa: izraelIzraeliliban
Pas

Hezbollahu lëshoi 300 raketa, njëra synoi edhe selinë e Mossad-it afër Tel-Avivit! IDF: Nuk pati dëme dhe viktima

Para

Rama nga Amerika: Objektivi është të anëtarësohemi në BE brenda dekadës, kam dëgjuar çudira pas idesë për shtetin bektashi

Para
Rama nga Amerika: Objektivi është të anëtarësohemi në BE brenda dekadës, kam dëgjuar çudira pas idesë për shtetin bektashi

Rama nga Amerika: Objektivi është të anëtarësohemi në BE brenda dekadës, kam dëgjuar çudira pas idesë për shtetin bektashi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

AMP arreston punonjësin e policisë në Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Hamasi ka publikuar videon e dytë brenda dy ditësh të një pengu izraelit, duke deklaruar se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet i pavarur palestinez

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon qytetin e Mykolaivit, plagosen shtatë persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.