Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar sot se një zyrtar i Europol do të jetë pjesë e Policisë së Shtetit nga janari i 2019.
Lajmin Soreca e ka bërë të ditur në Tëitter, teksa shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE. “Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar. Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë.
Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”,shkruan ambasadori i BE.
Discussion about this post