Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri ka folur për mediat pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (20 Nëntor).
Ai u shpreh se ka dhënë deklarime si një person në dijeni, por jo për çështje që lidhet me të.
Ish-deputeti deklaroi se bëhet fjalë për një hetim pasuror të dikujt. Dashamir Tahiri deklaroi se ky person është një zyrtar të lartë që ka hedhur firmë te një nga kompanitë e tij.
“Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që lidhet me mua, por për një hetim pasuror ndaj dikujt, në kuadër të drejtësisë së re. Bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që ka hedhur një firmë te një nga kompanitë e mia, ku ka blerë diçka. Kjo i përket periudhës para vitit 2005″, deklaroi ish-deputeti Tahiri.