Inis Gjoni vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ndonëse u bënë vite që është distancuar nga daljet e shpeshta në publik.
Ajo ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në instagram dhe me raste poston foto nga projektet e saj ose ndonjë gjë nga e kaluara.
Së fundmi Inisi ka ndarë me fansat e saj një foto të sajën në moshën 12 ose 13 vjeçare kur ajo ishte në shkollë baleti. Ajo shfaqet e veshur me një kostum tradicional që i përket Shqipërisë së Mesme dhe fytyra i rrezaton e gjitha nga një super buzëqeshje e madhe.
Nëse e shikojmë me vëmendje, tiparet e fytyrës e gjithçka tjetër, vërejmë se portreti i Inisit nuk ka ndryshuar shumë dhe ajo vazhdon të mbetet po e njëjta, vetëm se me shumë vite të tjera në supe.