20:11 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Njëherë na del nga Tropoja, njëhere nga Durrësi, nga je?”, përgjigja pikante e kryeministrit

08:31 | 05/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Njëherë na del nga Tropoja, njëhere nga Durrësi, nga je?”,  përgjigja pikante e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Fakt” të Çim Pekës ka treguar edhe se kush është origjina e familjes së tij. 

I pyetur nga Peka se njëhere Rama del nga Durrësi dhe njëherë nga Tropoja, kryeministri  është shprehur se familja e tij ka zbitur nga Berati në Durrës. Rama thekson se është nga e githë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone. 

INTERVISTA:

Çim Peka: Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga  Durrësi, njëherë nga Tirana. Po ju the një detaj të cilën e kam dëgjuar vonë, në një udhëtim që piktori i njohur ka bërë në Tropojë, Kujtim Buza, i ka thënë dikujt që këtej është me origjinë Kristaq Rama. Nga është Edi Rama? Jeni nga Burreli, jeni nga Vlora, jeni nga Durrësi, jeni nga berati, jeni nga Tirana?

Edi Rama: Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja. Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e imja, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë. Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës. Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babain kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël. Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Privc Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë.

Çim Peka:  Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.

Edi Rama: Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Cim Pekaedi rama
Pas

”Blerja e votës sapo ka filluar, Vangjush Dako ka urdhëruar policinë që të mos ndëshkohet asnjë person që ndërton pa leje”

Para

Pas sulmit të Lefter Kokës, çfarë poston Rama këtë mëngjes: Kemi një bilanc të përmbysur

Para
Rama krahason protestën e opozitës me gjakmarrjen: Kush ngujohet ka një faj shumë të madh

Pas sulmit të Lefter Kokës, çfarë poston Rama këtë mëngjes: Kemi një bilanc të përmbysur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.